Tre persona janë arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë të koduar ?Lin? në Pogradec. 14.3 kg kanabis u sekuestrua. Në pranga ranë Angjel Prifti, Erando Çota dhe Esmeralda Hidri. Të tre këta persona transportonin lëndën narkotike me një automjet tip Ford.
Makina drejtohej nga 23-vjeçarja Esmeralda Hidri, ndërsa Angjel Prifti 42 vjeç dhe Erando Çota 22 vjeç ishin pasagjerë në mjet.
Në momentin që forcat policore i bën shenjë automjetit që të ndalonte, 42-vjeçari Prifti tentoi të arratisej dhe u hodh në liqen. Më pas u kap dhe u arrestua nga policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/